Vendosni fjalën kyçe....

Meta dhe Vasili kërkesë SPAK-ut: Duam të takojmë Fredi Belerin në burg


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir meta dhe deputeti Petrit Vasili dorëzuan një kerkesë në SPAK, ku kërkojnë të takojnë në qeli, Fredi Belerin, kryetari i zgjedhur i Himarës i dënuar me dy vjet burg për blerje votash.

Kërkesa që mban datën 3 prill dhe është e firmosur nga Ilir Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili u drejtohet prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi, të cilët kanë në dorë çështjen e Belerit.

Në kerkesë thuhet se Beleri është përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë.