Vendosni fjalën kyçe....

Guroret në zonat e mbrojtura/ 6 kompanive iu pezullua aktiviteti, Gjobiten administratorët


Zona Krastë – Verjon  në qytetin e Krujës është shpallur peisazh i mbrojtur që në vitin 2018.  Në vitin 2019 Ministria e Mjedisit ndalon aktivitetin e grurorëve dhe furrave të gëlqeres në ketë zonë, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur zonën.

Por emisioni investigativ “Fiks Fare”, zbulon se prej 4 vitesh ky aktivitet edhe pse i paligjshëm nuk është ndërprerë për asnjë ditë.

Por pas denoncimit në Fiks Fare, Policia e Shtetit me operacionin e koduar “Mjedisi” ka vendosur të çojë para drejtësisë administratorët e guroreve që ushtronin aktivitetin e tyre në një zonë të mbrojtur duke i proceduar penalisht. Ata janë Vesel Kulla, Xhevdet Seferi, Xhevahir Karaj, Qamil Babasi, Flavio Babasi, Besnik Babasi, Durim Priska. Ndërkohë 34-vjeçari i identifikuar si Durim Priska është arrestuar nga policia pasi nxirrte inerte në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon.

Ndërsa për kompanitë “Loti”, “Kegli – Duri, Kastrioti, “Salillari”, “Priska” është vendosur gjobë 300.000 dhe pezullim të plotë të aktivitetit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka propozuar dhe revokimin e lejes mjedisore.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur revokimin e lejes mjedisore dhe gjoba nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë për subjektet “Vega” “Xhulio”, “Santara” “Makareshi”, “Babasi-COO”, “G.P. A Konstruction” dhe “Frenki”.

Më herët, gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në territor, është arrestuar në flagrancë administratori i një guroreje që nuk dispononte asnjë dokument. 6 administratorët e  guroreve u gjetën me mungesë dokumentacioni, si dhe akuzohen për ndotje ajri dhe shpërdorim toke. Materialet iu kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Krujës për veprat penale: “Shpërdorim i Tokës”, “Ndotja e ajrit, ujrave dhe tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve, si dhe “ Transporti i mbetjeve toksike. “

Por kërcënimi i kësaj zone nuk janë vetëm guroret, por edhe furrat e gëlqeres, zjarri i të cilave ndizet me gomat e makinave.

Përveç gurorëve dhe gropave të gëlqeres, këto aktivitete të paligjshme zonë e mbrotjur gjithashtu e kanë shndërruar zonën e mbrotjtur në një zonë mbetjesh urbane.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel