Vendosni fjalën kyçe....

Dy të arrestuar në Vlorë e Gjirokastër


Dy persona janë arrestuar në Vlorë e Gjirokastër.

Një 20-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është konfliktuar me punonjësin e policisë E.M., i cili ishte jashtë shërbimit.

Në Gjirokastër është prangosur 39-vjeçari me iniciale A.B., banues në Përmet pasi është kapur në gjendje të dehur në makinë.

Gjatë kontrollit në makinë atij i është kapur një armë gjahu pa leje.

Njoftimet

“Paraditen e sotme, në lagjen “Pavarësia 3”, dyshohet se shtetasi G. M., 20 vjeç, është konfliktuar fizikisht, për shkak të detyrës, me shtetasin E. M. (punonjës policie, jashtë shërbimit). Të dy këta shtetas ndodhen në ambientet e DVP Vlorë, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe motivin e konfliktit. Veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga oficeri i Prokurorisë.”.

 

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.”