Vendosni fjalën kyçe....

Arsimi profesional, ministri Gonxhja: 4709 nxënës të regjistruar këtë vit, 11% më shumë se një vit më parë


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, ku tha se 4709 nxënës janë regjistruar në degët e arsimit profesional për vitin akademik 2023-2024.

Gonxhja thotë se këtë vit ka pasur 11% më shumë regjistrime se viti akademik i mëparshëm.

Sa i takon degëve më të preferuara nga nxënësit, Gonxhja tha se e para renditet hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, si edhe teknologji informacioni.

Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, shërbime mjetesh transporti, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3”, tha Gonxhja.