Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Policia e “Rilindjes” terror kundër biznesit të Agron Shehaj, për të intimiduar opozitën


 

Pas mësymjes së policisë në biznesin e deputetit të PD-së Agron Shehaj, ka reaguar Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së “Rilindjes”.

Meta vijon se, ndërsa ministrat e Ramës shpallen si “investitorë strategjikë”, falangrat e policisë terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar opozitën.

 

Postimi i plote:

Sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së “Rilindjes”.

Ndërkohë që shpall ministrat e tij si “investitorë strategjikë” dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së “Rilindjes” terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të përsëritur, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.

Të vendosur në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen me çdo çmim të këtij regjimi mafioz!