Vendosni fjalën kyçe....

Hodhi aksidentalisht në kosh Bitcoin me vlerë 450 milionë euro dhjetë vite më parë, tani betejë ligjore për të gërmuar landfillin


Një vend depozitimi mbetjesh që fsheh 450 milionë stërlina në Bitcoin po ruhet gjatë gjithë kohës me një rrjet videokamerash për të ruajtur sasinë e madhe të kriptove.

Investitori i hershëm i kriptove, James Howells, 38 vjeç, bëri gabimin katastrofik duke hedhur aksidentalisht 8000 Bitcoin dhjetë vjet më parë dhe tani po fillon një luftë ligjore për t’i rikthyer ato.

Një keqkuptim bëri që partneri i tij të hidhte harddiskun e vetëm që përmbante qasjen në asetet e tij të kriptos, vlera e të cilave tani është rritur në më shumë se 450 milionë stërlina, pasi ai e kishte ruajtur përkohësisht në një qese mbeturinash të zezë.

Xhejms i shqetësuar është përpjekur prej shumë vitesh të rikuperojë diskun nga vendi i depozitimit të mbetjeve dhe ka ngushtuar kërkimin e mundshëm deri në një zonë që do nënkuptonte gërmimin e 100,000 ton mbeturinave të groposura nën kodrat me bar.

Megjithatë, një kordon i rreptë sigurie është vendosur në Qendrën e Riciklimit të Mbetjeve shtëpiake në Newport në Uellsin e Jugut pasi këshilli ia hodhi poshtë atij lejen.

Një punëtor në qendrën e riciklimit tha për Mail Online: “Ka siguri 24-orëshe, të gjithë ata që punojnë këtu e dinë se çfarë supozohet të varroset në deponinë nën kodra. Por problemi tjetër është, ku do fillonin të kërkonin? Dy kodrat e vogla mbulojnë disa hektarë, është një proces thuajse i pamundur. Pronari e ka vizituar vendin shumë here. Ai është këmbëngulës, por askush nuk mund ta dijë me siguri nëse është këtu. Disa nga gjërat që mbërrijnë dërgohen në inceneratorë. Edhe nëse këshilli do jepte leje, do ishte si të kërkoje një gjilpërë në një kashtë. Do ishte e pamundur. Përveç rastit kur kompjuteri ka një lloj pajisjeje në shtëpi, nuk ka asnjë mënyrë. Shoku duhet ta harrojë dhe të vazhdojë përpara.”

Shpërthimi i fundit në vlerën e Bitcoin do të thotë se nëse James do kishte ende harddiskun me Bitcoin, ato do vlenin 451,765,891 stërlina duke e vendosur atë në listën e super të pasurve.

Vendi i depozitimit të mbetjeve është në pronësi dhe drejtohet nga Këshilli i Qytetit të Njuportit, i cili ka një buxhet vjetor prej 537.3 milion stërlinash. Nëse Bitcoin vijon të rritet me të njëjtin ritëm, pasuria e humbur e James mund të vlejë trefishin e asaj shume deri në fund të vitit.

James i ka ofruar këshillit një pjesë të madhe të parave nëse ata e lejojnë atë dhe një ekip ekspertësh të fillojnë të gërmojnë.

Por këshilli thotë se vendi i depozitimit të mbetjeve ku është varrosur harddisku nuk mund të preket për shkak të rregulloreve të rrepta mjedisore.