Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 133 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë


Numri i të vdekurve nga të shtënat në sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës u rrit në 133 pasi trupa të tjerë u nxorrën nga nën rrënojat, tha të shtunën Komiteti Hetues Rus.

Komiteti tha në një deklaratë se sulmi terrorist mori jetën e tre fëmijëve, duke vënë në dukje se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.

Organi hetimor tha se shërbimet e urgjencës vijojnë pastrimin e mbeturinave të godinës së sallës së koncerteve, që u shemb pjesërisht nga zjarri.

Komiteti identifikoi plagët me armë zjarri dhe helmimin gazrat toksisë të lëshuar gjatë djegies së ndërtesës si shkaqet më të zakonshme të vdekjes.

Ndërkohë, të dhënat për numrin e të lënduarve kanë qenë të ndryshme. Ministria e Shëndetësisë në rajonin e Moskës publikoi një listë me 147 persona që u pranuan në kujdesin mjekësor pas incidentit, ndërsa ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se 115 persona u plagosën, përfshirë pesë fëmijë. Ministria e Emergjencave publikoi një listë me 99 të lënduar.