Vendosni fjalën kyçe....

8 Marsi/ Ambasadorja Kim thirrje grave e vajzave shqiptare: Votoni më 25 Prill


Me rastin e 8 Marsit, ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka një mesazh dhe një thirrje për të gjitha gratë shqiptare.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim u bën thirrje grave dhe vajzave që të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

 “Në Ditën e Grave Ndërkombëtare, gratë që përfaqësojnë vendet tona si ambasadore në Shqipëri u kërkojnë të gjitha grave të votojnë – sepse është e drejta dhe e ardhmja jonë.”- shkruan ambasadorja në një postim, ku shpërndan një video të Ambasadës Amerikane.

Në këtë video thuhet se “gratë dhe vajzat janë të lira të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar. Vota jonë është fuqia jonë, prandaj përdoreni atë”