Vendosni fjalën kyçe....

Interpoli nxjerr “njoftim të kuq” për gruan e diplomatit amerikan


Interpoli ka shpallur si një person të kërkuar gruan e një diplomati amerikan. Anne Sacoolas, akuzohet për një aksident të ndodhur vjet në verë, që la të vdekur një të ri britanik dhe solli tensione mes Londrës dhe Uashingtonit.

“Një Njoftim i Kuq është nxjerrë nga Interpoli për 42-vjeçaren Anne Sacoolas, gruaja e një punonjësi të shërbimeve të zbulimit me detyrë në misionin diplomatik amerikan lidhur me vdekjen e adoleshentit Harry Dunn si rezultat i ngarjes së makinës në mënyrë të rrezikshme”– njofton një gazetar i kanalit ITV përmes Twitterit.

BBC shkruan se Harry Dunn, 19-vjeç, vdiq pas një përplasjeje në Northamptonshire në 27 gusht dhe shtetasja amerikane Anne Sacoolas dyshohet se shkaktoi vdekjen e tij pasi kishte qenë duke e drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme.

Zonja Sacoolas, e cila është gruaja e një zyrtari të inteligjencës amerikane, kërkoi imunitet diplomatik dhe u kthye në shtëpi.

Një kërkesë për ekstradim e Zyrës së Brendshme u refuzua nga SHBA-ja në janar.

Harry Dunn vdiq në spital pasi motoçikleta e tij u përplas nga makina e gruas së diplomatit

Lidhur me zhvillimet e fundit, ka reaguar nëna e të riut, Charlotte Charles. Ajo tha: “Ka qenë një kohë e tmerrshme për ne. Ne jemi plotësisht zemërthyer dhe me mall për Harry-n tonë çdo minutë të çdo dite.”

“Unë thjesht dua të nxis zonjën Sacoolas të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar dhe të bëjë gjënë e duhur”- shtoi ajo.

Një njoftim i kuq është përshkruar si njoftim i një personi të kërkuar ndërkombëtar, por nuk është në vetvete një urdhër arresti.

Interpol ka lëshuar gati 14,000 njoftime të kuqe vitin e kaluar. Ai nuk mund të detyrojë autoritetet e zbatimit të ligjit në çdo vend të arrestojnë dikë që është subjekt i një njoftimi të kuq.

Secili vend anëtar vendos se çfarë vlere juridike i jep një njoftimi të kuq dhe autoritetin e zyrtarëve të tyre të zbatimit të ligjit për të bërë arrestime.

Anne Sacoolas, foto në ditën e dasmës së saj në 2003-shin


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *