Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla nën hetim edhe për pastrim parash


Edison Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës po hetohet edhe për pastrim parash.

Përveç korrupsionit zgjedhor ku përfundoi në gjykatë çështja ndaj tij, ndaj Memollës nisi hetimi edhe për shpërdorim detyre muaj më parë me dyshimet se ka abuzuar me fondet e rindërtimit.  SPAK-ut i është vënë në dispozicion i gjithë materiali nga homologët italian.

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.

Prokuroria e Posaçme ka nisur një letërporosi autoriteteve partnere, ku kërkohet informacion.

 SPAK po kryen verifikimet përkatëse mbi gjetjet e tyre, teksa është ngritur një grup i përbashkët pune për këtë çështje. Procesi ndaj kryebashkiakut në GJKKO për korrupsion në zgjedhje, është duke vijuar dhe Memolla të jetë ende në detyrë.