Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhen detaje nga të shtënat në Shijak, ngjarja ndodhi pranë biznesit ku punonte i plagosuri


Detaje të reja nga plagosja në Shijak paraditen e sotme, ku mbeti i plagosur Enidor Dedja.

Sipas Shqiptarja.com ngjarja ndodhi në vendin e punës së Dedjas, por ai nuk ka patur lidhje me konfliktin. Autori Arbër Hoxha i cili tashmë është në kërkim, një natë më parë është konfliktuar me pronarët e dyqanit ku punon Dedja.

Ai ka shkuar mëngjesin e sotëm dhe ka qëlluar me armë, por plumbat nuk kanë kapur pronarët, vëllezërit Domi, por kapën Enidor Dedjan. Ndërkohë bëhet me dije se plumbat kanë kapur edhe xhamat e një autobusi pranë dyqanit i cili për momentin nuk ishte funksional dhe nuk kishte njeri brenda.

Ndërkohë janë proceduar dhe marrë në pyetje dy vëllezërit pronar të biznesit ku ndodhi plagosja në këmbë e Enidor Dedjas.