Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në qendrën stërvitore të klubit të njohur, humbin jetën 10 futbollistë të mitur


Një zjarr i përmasave të mëdha në qendrën e stërvitjes së klubit brazilian të futbollit, Flamengo, ka shkaktuar 10 viktima.

Zjarri shpërtheu në zonën perëndimore të Rio de Zhaneiros në Vargem Grande. Sipas autoriteteve, 10 persona humbën jetën ndërsa 3 të tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda.

Sipas shefit të zjarrfikësve Douglas Henaut, zjarri përfshiu pjesën të cilët lojtarët e moshave 14 vjeç deri në 17 vjeç e përdorin për të fjetur.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë vënë nën kontroll flakët.

Arsyet e shpërthimt të zjarrit nuk dihen ende ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.

Kompleksi stërvitor i klubit të njohur brazilian është ndërtuar në vitin 2014 dhe përdorej nga ekipi profesionist dhe nga ekipet e moshave.