Vendosni fjalën kyçe....

Australia, stacioni i radhës në Formula 1


Australia do të jetë mikpritësja e garës së tretë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 58 xhiro do të zhvillohet në pistën “Albert Park” me një gjatësi prej 5,2 kilometra që ndodhet në Melbourne. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 06:00, kurse gara më 24 mars të dielën në orën 05:00, shkruan AA.

Dy garat e para të sezonit i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

  1. Max Verstappen (Holandë): 51 pikë
  1. Sergio Perez (Meksikë): 36
  1. Charles Leclerc (Monaco): 28
  1. George Russell (Britani e Madhe): 18
  2. Oscar Piastri (Australi): 16

– Ekipet

  1. Red Bull: 87
  1. Ferrari: 49
  1. McLaren: 28
  1. Mercedes: 26
  1. Aston Martin: 13