Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e armëve në Beograd, raportohet për 2 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur (PAMJET)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të martë në një fabrikë në Beograd. Sipas medieve serbe, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit, duke i marrë jetën dy personave, ndërsa mbi 10 të tjerë janë plagosur.

Fotot nga vendi i aksidentit tregojnë se sa shkatërruese ishte fuqia e shpërthimit të tmerrshëm, ku një pjesë e fabrikës ka mbetur e shkatërruar.

Po ashtu u shkatërruan edhe automjetet përreth fabrikës.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur shpërthimi dhe qytetarët që jetojnë në afërsi të vendit të shpërthimit pretendojnë se toka është lëkundur.

Kjo nuk është hera e parë që një shpërthim i tillë ndodh në fabrikën “Edepro”, e cila merret me prodhimin e raketave. 13 vjet më parë, një shpërthim i ngjashëm tronditi të njëjtën fabrikë.