Vendosni fjalën kyçe....

Napoli ‘prek’ titullin, mposht Juventusin në Torino


Napoli ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e sotme në Torino ndaj Juventusit, duke prekur titullin kampion.

‘Zonja’, që e sheh veten në vendin e tretë pas rikthimit  të 15 pikëve, nuk ka thuajse asnjë mundësi praktike për titullin kampion megjithatë duhet të djersijë ende për të ruajtur pozitat që kërcënohen nga Roma, Milani e Interi.

Napolitanët nga ana tjetër janë shumë pranë titullit kampion megjithatë nuk e kanë siguruar ende matematikisht atë.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, titulli në Serie A është trofeu i shumëpritur për miqtë që në shtatë ndeshjet e mbetura duhet të marrin katër pikë.