Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi ndryshimin e masës, gjykata lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Avokatët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë.

Lena ka masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Ai ra në pranga pasi sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve. Për të mos e mbajtur në burg janë premtuar një pagesë prej 5 mijë euro dhe personat e përfshirë në krim kanë bashkëpunuar për të ndikuar te gjykata dhe prokurorët.