Vendosni fjalën kyçe....

Asambleja e PS-së në Durrës, Rama: Objektiv 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin e qershorit


Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë. Rama tha se janë regjistruar 29 mijë e 225 anëtarësime të reja në parti.

‘Dua t’i përgëzoj për përfshirjen aktive për ripërtritjen e partisë sonë, në këtë proces të rienergjizimit i cili ka preku çdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin Blendi Klosi për risinë e inxhinierimit të këtij procesi. Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plot 29 mijë, 225 anëtarësime të reja. Duam 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershorin e këtij viti.

Dmth edhe 20 mijë e pak që u shtohen këtyre që janë shtuar deri tani. E keni vënë re se sa me shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat, pasi skemi pritur që njerëzit të vijnë te ne por kemi shkuar ne te ata. Do të rishikojmë përbërjen  çdo organizate socialiste. Burra e gra të çdo moshe, sa më përfaqësuar të jetë zona aq më e fortë do të jetë lidhja e PS-së me atë zonë.’– tha Rama.