Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekajn, munguan avokatët


Shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekajn dhe dy të arrestuarit e tjerë në këtë proces Armando Pezaku, shoferi i trajlerit që çoi kontenierët me banane nga porti në Maminas si dhe menaxheri i ‘Arbi Garden” Donaldo Lushaj. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve në sallë. Avokati i Çekajt, Maks Haxhia raportohet se ka pasur një problem shëndetësor pak ditë më parë. Ai ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja e tij është stabilizuar.

Procesi i radhës u caktua të mbahet më 8 nëntor.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Gykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Arbër Çekajt për gjykim të shkurtuar. 

Ndaj Çekajt, Pezakut dhe Lushajt  rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struktuar kriminal”, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në shkurt të 2018-ës. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *