Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Tepelenë, policia: Katër persona humbën jetën 


Policia ka dhënë detajet e fundit në lidhje me aksidentin e trefishtë në Tepelenë.

Uniformat njoftojnë se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, njofton policia.