Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin e gjykatës për ish-ministrin Tahiri


Një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar Prokuroria për Krimet e Rënda.

Në një prononcim për “News 24”, prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, thanë o të apelojnë vendimin ndaj ish-ministrit.

Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Mirëpo gjykata e shpalli ish-ministrin Tahiri të pafajshëm për dy akuzat e fundit duke gjykuar e nuk kishte prova dhe fajtor vetëm për njërën akuzë, atë për “korrupsion”.

Gjykata e dënoi atë me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e një të tretës së dënimit, duke e reduktuar atë në 3 vjet e katër muaj burg.

Por përsëri Tahiri nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit të tij me burg, duke e lënë në shërbimin e provës për një periudhë 3-vjeçare.
Nëse ky vendim do të mbetet në fuqi nga Apeli, Tahiri s’do bëjë asnjë ditë të vetme burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *