Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregoi pamjet e spitalit Covid 3 bosh, denoncimi i qytetares: Burri im po pret në ambulancë (Video)


Pas videos së publikuar nga kryeministri Rama me pamjet bosh nga spitali Covid 3, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i PD-së.

Numri dy i selisë blu ka publikuar denoncimin e një qytetareje e cila tregon të shoqin që pret në ambulancë për t’u liruar në krevat bosh në spitalin Infektiv.

Ajo deklaron me zë e figurë se në spital nuk ka vend dhe i shoqi duhet të presë në ambulancë.

Bardhi shkruan se ndërsa Rama tregon pamjet e krevateve bosh në spitalin Covid 3, qytetarët e prekur nga koronavirusi presin brenda ambulancave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *