Vendosni fjalën kyçe....

Man.United kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup në një ndeshje dramatike kundër Liverpool


Manchester United ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup pas një fitore spektakolare ndaj Liverpoolit në një ndeshje që përfundoi 4:3 përtej 90 miunutave.

McTominay filloi me një gol në minutën e 10-të, duke i dhënë epërsinë “Djajve të Kuq”. Megjithatë, në minutën e 44-të, Mac Allister barazoi për Liverpoolin në 1:1, ndërsa në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Mohamed Salah shënoi për 1:2.

Në minutën e 87-të, Antony barazoi rezultatin për Unitedin, duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë.

Harvey Elliott e riktheu epërsinë për Liverpoolin në minutën e 105-të, por Rashford barazoi përsëri për Unitedin shtatë minuta më vonë.

Në minutat shtesë Diallo shënoi golin vendimtar për Unitedin, duke siguruar fitoren 4:3 dhe kualifikimin në gjysmëfinale.