Vendosni fjalën kyçe....

16 vite nga Masakra e Gërdecit, Erion Braçe thirrje gjykatës: Bëhuni burra dhe ndëshkoni këtë krim të përbindshëm


Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar pamjet nga shpërthimi i frikshëm që u mori jetën 26 personave, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë Sali Berishën dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.

‘Kështu u poqën të gjallë, 26 burra, djem, gra-femije në bark të tyre, vajza, në 15 mars 2008-si sot, në Gërdec!

Mendojeni veten aty, vëreni veten aty, punëtore krahu për një rroge qesharake;

Mendojeni veten aty, pa asnjë mase sigurimi e pa asnjë mundësi per te shpëtuar;

Mendojeni veten aty, pa asnjë mundësi për te dhënë shpirt si çdokush ne fund te jetës-as kaq nuk patën;

Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqën mundësinë te vinte ne jete;

Nje pjese ju morren jetën, ate fëmije as e lane te vinte ne jete!

E kuptojne ata gjykates qe prej muajsh bejne sikur gjykojne ne ate gjykate ku po tallet trapi, SE CFARE KRIMI I PERBINDSHEM ESHTE KRYER NE GERDEC!

Ne ane tjeter, a e kuptojne se te gjithe e dine se cishte Gerdeci, i kujt ishte Gerdeci si biznes, perfitim ekonomik, proces nga ato qe hajdutet politike e femijet e tyre “bojn pare, lek lek lek”?!

A e kuptojne gjyqtaret se nuk po shpetojne BABIN-perfshire ne kete KRIM shuuuuuume me te teper SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-perfshire ne kete KRIM hapur e shume me teper se mashtrimi i Departamentit te Mbrojtjes, ne marrjen pa pike brejtje ndergjegjeje te jetes se NJEREZVE TE SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORE?

Po GJENERALI HOXHA qe po FSHIHET-edhe pse i sigurt,

a e kupton se e ka detyrim ndaj atyre njerezve qe si lane as te jepnin shpirt, TE DESHMOJE edhe pse LETRAT JA BEJNE MU PER PERFSHIRJE KRIMINALE TE UDHEHEQESVE POLITIKE, madje shtypur edhe pushtetin ushtarak aty?!

Bëhuni burra e dëshmoni!

Bëhuni burra e verini emrat qe ishin krimit!

Behuni burra e gjykoni, ndeshkoni krimin me masiv e me te perbindshem ne demokraci prej korrupsionit!

NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJTE!‘- shkruan Braçe.