Vendosni fjalën kyçe....

Detajet e operacionit antidrogë – Kush janë 4 inspektorët e arrestuar të Policisë së Pukës (EMRAT)


Zbulohen emrat e 5 efektivëve të Policisë Pukë që u arrestuan dhe u shpallën në kërkim një ditë më parë nga SPAK dhe SHÇBA pas operacionit anti-drogë.

Nga aksioni u godit një grup kriminal, që kultivonte dhe trafikonte hashash në kufi me Pukën dhe Mirditën.

Në njoftim, thuhet se për 4 punonjës të policisë së Pukës është ekzekutuar vendimi për masën e sigurisë personale efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ndërsa një tjetër nuk është gjetur në shtëpi dhe është shpallur në kërkim.

Punonjësit e policisë dyshohen si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi i SHCBA-ve

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

Inspektor Zamir Mehaj, 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inspektor Alfred Ndoj, 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inspektor Fatmir Alija, 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Inspektor Petrit Florini, 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzektua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpalja në kërkim kombëtar për:

N/Komisar Kastriot Bicukaj, 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë,  Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar  telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.