Vendosni fjalën kyçe....

Conference League/ Kualifikohen Fiorentina dhe Fenerbahce, PAOK përmbys Dinamon e Zagrebit


Conference League është në fazën e 1/8 dhe këtë të enjte u zhvilluan duelet e kthimit. Një biletë për më tej kanë siguruar Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille.

Në Selanik, PAOK fitoi 5-1 kundër Dinamo Zagreb, duke përmbysur kroatët që fituan 2-0 në ndeshjen e parë. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arbër Hoxha, anësori shqiptar i sulmit që pëlqehet nga Sylvinho dhe që së fundmi u pajis me pasaportën shqiptare.

Në “Artemio Franchi” Fiorentina barazoi 1-1 me Maccabi Haifa, por falë fitores 4-3 në ndeshjen e parë kalon më tej. Në Stamboll, Fenerbahce iu fal fitores 0-3 të ndeshjes së parë dhe paçka humbjes 0-1 sot me Royale Union SG, kalon në çerekfinale.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille

 

Rezultatet: