Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina te “Piramida” në Tiranë, “Benzi” largohet nga vendngjarja


Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Piramidës në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Fiat”.

Nga përplasja e automjeteve, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Megjithatë, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forcat e policisë janë mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për të identifikuar dhe ndjekur drejtuesin që u largua nga vendi i ngjarjes.