Vendosni fjalën kyçe....

‘Hëna Blu’ shfaqet natën e Halloween-it


Hëna do të jetë e plotë këtë “Halloween”. Thuhet se fantazmat dhe shpirtrat janë më aktivë për Halloween, por këto nuk janë të vetmet gjëra që do dalin më 31 tetor… përveçse të plotë sot do të kemi një “Hënë Blu”.

Ne do të kemi rastin të shijojmë Hënën Blu këtë të shtunë në mbrëmje dhe nuk do mundemi ta bëjmë më deri në vitin 2039 siç shkruan Daily Mail.

Sateliti natyror i Tokës nuk do të shkëlqejë në ngjyrën blu, por mban këtë emër pasi është hëna e dytë e plotë që shfaqet në të njëjtin muaj. Hëna e pare e plotë ishte më 1 tetor. Hënat Blu janë të rralla pasi shfaqen çdo 2.5 vjet, por ky rast ka edhe një të veçantë pasi do të shfaqet në të gjithë Tokën.

Njerëzit në Amerikën e Veriut dhe të Jugut do të kenë mundësinë të shohin Hënën Blu, së bashku me ata në Indi, Evropë dhe Azi.

Kjo është hera e parë që një Hënë Blu shfaqet në të gjithë botën gjatë natës së “Halloween”-it që nga Lufta e Dytë Botërore.

Fenomeni ndodh shtatë herë çdo 19 vjet, që do të thotë se bota nuk do ta shohë më deri më 31 tetor në vitin 2039.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *