Vendosni fjalën kyçe....

Rusia: 38 dronë ukrainas kanë sulmuar Krimenë


Një seri shpërthimesh kanë mbërthyer  Krimenë, pas një sulmi të raportuar me dron ukrainas në gadishullin i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Nga një video e postuar në internet tregon një shpërthim që supozohet se pranë një depoje karburanti në qytetin juglindor të Feodosiya.

Zyrtarët rus thanë se 38 dronë ishin rrëzuar dhe një urë e cila lidh Krimenë me Rusinë u mbyll përkohësisht. 

Ky sulm a ndodhur  ndërsa Ukraina vazhdon t’u kërkojë aleatëve të rrisin furnizimet me armë. 

Rusia nuk ka raportuar ndonjë dëm nga sulmi i fundit në Krime, edhe pse dëshmitarët kanë raportuar tronditje të xhamave dhe ndezjen e alarmeve të makinave. Kievi nuk ka konfirmuar se forcat e tij ishin të përfshira.

Të shtunën, një dron rus goditi një bllok banesash në qytetin ukrainas të Odesa, duke vrarë të paktën 10 persona, duke përfshirë një foshnjë katër muajshe.

Të dielën, Rusia shënjestroi rajonin jugor të Khersonit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Forcat ruse kanë lëshuar mijëra dronë të prodhuar nga Irani në objektivat ukrainase që kur ata pushtuan vendin më shumë se dy vjet më parë.

Si hakmarrje Ukraina ka shënjestruar vendet ruse, veçanërisht objektet e naftës.

Të shtunën një dron goditi një ndërtesë banimi në St. Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë. Rreth 100 persona janë evakuuar dhe nuk ka raportime për viktima.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC