Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vetëvarur në banesë 55-vjeçari në Tiranë


Një 55-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Tiranë.

Sipas policisë, viktima me iniciale A.D., dyshohet se vuante nga depresioni sipas dëshmive të familjarëve.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.

Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”