Vendosni fjalën kyçe....

Greqi, shpërthejnë bombolat e gazit në hyrje të një kolegji 


Një sulm me zjarrvënie ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në hyrje të një universiteti në Tavros në Greqi.

Sipas mediave greke, shpërthimi ka ndodhur pak para orës 2, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy bombola gazi. shkrepset, shirita dhe mbetjet e një shisheje.

Shpërthimi shkaktoi dëme të vogla në hyrjen kryesore të institucionit arsimor.