Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen e Ukrainës 


Presidenti Volodymyr Zelenskynë fjalimin e tij të mbrëmjes, u bëri thirrje aleatëve që të transferojnë shpejt armët në Ukrainë, ku u shpreh se  ‘lojërat dhe mosmarrëveshjet e tyre politike’ po kufizojnë mbrojtjen e vendit.

Zelensky e bëri këtë thirrje pas sulmit rus në një ndërtesë shumëkatëshe në Odessa ku u vranë të paktën tetë persona, duke përfshirë një foshnjë katër muajsh dhe një dy vjeçar.

“Vonesa në furnizimin me armë për të mbrojtur ukrainasit çon në humbje të tilla”, u shpreh Zelensky,  duke thënë se ‘bota ka mjaft sisteme të mbrojtjes ajrore , sisteme që mund të mbrojnë kundër dronëve dhe raketave Shahed.’

“Ukraina nuk kërkoi asgjë më shumë sesa armë të nevojshme për të na mbrojtur. Kur humbasin jetë dhe partnerët thjesht luajnë lojëra të brendshme politike ose mosmarrëveshje që kufizojnë mbrojtjen tonë, është e pamundur të kuptohet. Është e papranueshme,” theksoi Zelensky.

Kievi po përballet me mungesa kritike të municioneve, pasi 61 miliardë dollarë fonde nga SHBA mbeten të bllokuara në Kongres, duke bërë që dërgesat e ndihmave të mbrojtjes të mbarojnë.

Më parë, Zelensky tha se Kharkiv, i cili sulmohet rregullisht nga Rusia, nuk është ende i mbrojtur dhe i sigurt sa duhet që banorët të kthehen.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Kyiv Indipendent