Vendosni fjalën kyçe....

U plagos dje në Pogradec pas konfliktit me dy persona të tjerë, policia e arreston për një nga armët e sekuestruara


Revolveri i sekuestruar nga policia

Policia ka arrestuar edhe shtetasin e plagosur në ngjarjen e ndodhur në Pogradec ditën e djeshme (1 mars).

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi A.J 27-vjeç posedonte pistoletën revolver të gjetur nga policia ditën e djeshme.

Për këtë ngjarje shkon në tre numri  personave të ndaluar pasi ditën e djeshme u vetëdorëzuan në polici dy shtetasit e tjerë në konflikt me shtetasin A.J.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.