Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Faktet se si kafshëria e Ramës gënjen edhe pas tragjedisë së Himarës


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Edi Rama mbi qëndrimet e mbajtura në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë të ndodhura në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga ish-polici Arjan Tase.

“Kafshëria e Ramës shënon kulmin, kur gënjente edhe pasi tragjedia kishte ndodhur.”- kështu shkruan Vasili, sipas të cilit Rama vetëm gënjen kur thotë se ky është sezoni turistik më i organizuar.

Ndërsa publikon fotot e disa artikujve mbi aksidente me gomone të ndodhura këtë korrik në Jug, Vasili thotë se faktet “flasin vetë” dhe se “kafshëria ulur në pushtet pjell vetëm tragjedi të njëpasnjëshme”.

KOMENTI I VASILIT

Kafshëria e Ramës shënon kulmin, kur gënjente edhe pasi tragjedia kishte ndodhur dhe thoshte në tëiter:

“Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë.Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër”.

Ky është një mashtrim, që vetëm një sadist gjakftohtë mund ta thotë sepse:

Edhe përpara tragjedisë së humbjes së jetës të vogëlushes 7- vjeçare ngjarjet e renda ishin fakt.

Por kafshëria e Ramës pret që të ndodhin vdekje dhe vetëm ato quan ngjarje.

Sepse kur plagosen pushuesit në çadra si Jalë apo djalin 7- vjeçar në Vlorë nga skafet e gomonet, në korrik të këtij viti për të kjo s’ka rëndësi dhe nuk tha asnjë fjalë për to.

Por kafshëria e Ramës vazhdon edhe kur po në Himarë, por edhe në pika të tjera turistike vazhdojnë çmenduritë me mjete lundruese pranë pushuesve edhe pas tragjedisë

Shikoni fotot ju lutem se ato flasin vetë dhe do kuptoni se kafshëria ulur në pushtet pjell vetëm tragjedi të njëpasnjëshme.