Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich lë prapë pikë, barazon me Freiburg


Bayern Munichi ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titullin e kampionit në Gjermani.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk arriti më shumë se një barazim sonte ndaj Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Bundesliga.

Ndeshja e zhvilluar në “Europa-Park Stadion” përfundoi me rezultatin 2:2.

Christian Gunter (12′) dhe Lucas Holer (87′) shënuan golat për vendasit.

Për “Bavarezët” golat u shënuan nga Mathys Tel (35′) dhe Jamal Musiala (75′).

Bayerni pas këtij barazimi ka 54 pikë në vendin e dytë në tabelë, shtatë pikë prapa kryesuesve të Bayer Leverkusen. Por, Leverkuseni tani ka një ndeshje më pak.

Freiburgu ka 30 pikë dhe ndodhet në vendin e nëntë.