Vendosni fjalën kyçe....

580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj pret arbëreshët e Italisë


Presidenti Bajram Begaj priti sot një delegacion të gjerë përfaqësuesish të krahinave dhe komunave arbëreshe në Presidencës me rastin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Ai përshëndeti praninë e tyre duke i krahasuar me momente historike të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të krahinave shqiptare në të kaluarën.

Presidenti tha se është koha për t’i bërë ballë sfidave të reja duke u bashkuar së bashku, duke u nisur nga një traditë e fortë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në historinë tonë kombëtare. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në përballjen e sfidave të tilla si pandemia e COVID-19, konfliktet në rajon dhe sfidat globale.

Presidenti shprehu falënderimet e tij ndaj Italisë për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre ndaj komunitetit arbëresh, duke e cilësuar Italinë si avokatin më të mirë të integrimit europian të Shqipërisë.

Më pas, Presidenti bashkë me delegacionin arbëresh u nisën për në Lezhë për të kremtuar 580-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, një moment shumë të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar.

Jemi vend i vogël, por me zemër të madhe 580 vite më parë heroi ynë kombëtar Skënderbeu dhe përfaqësues nga krahina të ndryshme shqiptare dhanë besën për të qenë bashkë për ditë të vështira. Sot është një ditë e veçante për të kujtuar atë moment, sepse sfidat tona të reja përballohen vetëm duke qenë bashkë, jo vetëm për ne si bashkatdhetar dhe shqiptarë por edhe me miqtë dhe partnerët. Po jetojmë kohë të vështirë, sapo dolëm nga pandemia, një luftë vijon ë Ukraine, situatë jo e këndshme në lindjen e Mesme, dhe kjo kërkon të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Të falënderojmë Italinë mike për mundësinë që ju dha për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën tuaj. Italia avokatja më e mirë e jona për integrimin europian”, tha Begaj.