Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi thirrje krerëve të Ballkanit Perëndimor: Ecni me shpejtëi për plotësimin e reformave


Komisionit Për Zgjerimin, Varhelyi, tha në samitin BE-Ballkani Perëndimor se rajoni do duhet të ecë me ritme të shpejta përpara për plotësimin e reformave.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të aplikojnë rregullat e BE-së ndërsa kjo e fundit duhet të ofrojë përfitimet  që sjell anëtarësimi.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE.” – tha Varhelyi.