Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i lartë i BE-së ua bën të qartë krerëve të Ballkanit Perëndimor : 1 muaj kohë për reformant që të përfitoni fondet


Koopman majtas, në mes Rama e Vuçiç, djtahtas Komisioneri për Zgjerim Varhelyi

Kreu i Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Gert Jan Koopman, tha gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor se vendet kanë vetëm një muaj kohë për të kryer reformat në mënyrë që të përfitohen fondet.

Ai theksoi se institucionet duhet të ecin me ritme shumë të shpejta lidhur me reformat në mënyrë që fondet të livrohen në maj, para pushimeve të verës.

Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre. Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale. Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës.” – tha Koopman.