Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një restorant në zonën e plazhit në Durrës


Një zjarr ka rënë një restorant në zonën e Golemit, Durrës.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se flakët kanë rënë në kuzhinën e një restoranti.

Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë shpërthim bombole po flakë nga rrethana të tjera.

Klientët e restorantit janë larguar nga frika e ndonjë shpërthimi.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz.