Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: 6 mld euro ndihmë për rajonin, kjo sasi fondesh i jepet vendeve anëtare


Komisioneri Varhelyi, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro ndihmë.

Ai tha se deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme.

“Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë”, tha ai.