Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tre persona në Lezhë


Tre persona janë arrestuar në Lezhë. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar me iniciale A.Gj. i cili ishte në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune në kompaninë ku ishte i punësuar.

Në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçar me iniciale R.R., i cili akuzohet se ka dhunuar të vëllanë në Kurbin.

Ndërsa 47-vjeçari me iniciale V.L. është prangosur në Lezhë pasi është kapur duke drejtuar mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi

“Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A.Gj., 44 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të këtë vjedhur disa vegla punë në firmën ku ishte punësuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. R., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi V. L., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur, në masën 1.03 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”