Vendosni fjalën kyçe....

Rama i flet homologëve të rajonit si lider evropian: Problemet politike t’i lemë pas që të përfitojmë më shumë nga plani i zgjerimit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së sotme të përbashkët me Komisionerin për zgjerim foli si lider evropian kur i tha hmologëve të tij të Ballkanit Perëndimor se është koha për të përshpejtuar bashkëpunimin rajonal dhe për të shkëputur lidhjet me problemet politike që mund të ndalojnë përparimin.

Ai theksoi nevojën për të arritur marrëveshje pa kushte politike për të vazhduar me integrimin rajonal.

Kryeministri shpreson që vendet e rajonit të përfitojnë nga plani i ri i rritjes, duke theksuar se çdo vend është dakord që të punojë drejt këtij qëllimi. Ai gjithashtu bëri thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në mënyrë që të lehtësohet integrimi në tregun europian dhe rajonal.

Rama kërkoi që vendet e Ballkanit Perëndimor ta harrojnë se do marrin më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon 100% në tregun rajonal.

“Më shumë financim për projekte dhe buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë, s’ka qenë e lehtë por është vërtetë mjaft shpërblyese. Nga ana tjetër, dua t’iu them se të gjitha përpjekjet që ne kemi bërë përgjatë 10 viteve për të ecur drejt integrimit rajonal përmes planit të ri të rritjes tani më duhet të ndodhin pa por..pa arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua t’iu them të gjithëve që kur në flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare, tani më është e qartë që po të kishim bërë më shumë më para do kishim qenë më pranë tani. Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Me planin e ri të rritjes, çdo vend ka rënë dakord që kjo është diçka që duhet ta bëjmë. Nuk ka rëndësi se ca problemesh politike kemi me njëri tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë gjë. Secili duhet ta harrojë se duhet të marrë më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon 100% në tregun rajonal. Ja pse çështjet politike duhet të diskutohen mbi baza dy palëshe, duhet të zgjidhen, por nuk janë një arsye dhe nuk do pranohen si arsye nga BE për të realizuar planin”, tha Rama.