Vendosni fjalën kyçe....

Kina eksperimenton me Inteligjencën Artficiale në filmat vizatimorë


Kina ka lançuar serinë e saj të parë të filmave vizatimorë të krijuar nga AI. 

Seriali me 26 episode, Qianqiu Shisong,  i realizuar me ndihmën e shërbimeve gjeneruese të inteligjencës artificiale u transmetua për herë të parë të hënën nga transmetuesi shtetëror China Media Group (CMG).

Ai përdorte CMG Media GPT, i cili përbëhet nga arkivat video dhe audio të transmetuesit, si dhe nga teknologjia e Laboratorit të Inteligjencës Artificiale të Shangait (SAIL).

“GenAI u përdor në çdo fazë të procesit të prodhimit të Qianqiu Shisong, nga dizajni i artit deri te gjenerimi i videove dhe prodhimi i filmit vizatimor”, tha SAIL, sipas të përditshmes South China Morning Post. 

“CMG Media GPT u ofron prodhuesve të animacionit një mjet për të konceptuar dizenjimin me kosto të ulët dhe efikase për dizenjot e personazheve dhe skenave”, tha SAIL.

Shen Haixiong, kreu i China Media, tha se do të gërmojmë më thellë në inovacionin teknologjik dhe do të ndërtojmë një ‘motor të fuqishëm’ dhe ‘forcë lëvizëse’ për një lloj të ri të mediave kryesore ndërkombëtare.

Qeveria kineze u ka bërë presion zyrtarëve që të promovojnë zhvillimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale nëpër ndërmarrjet shtetërore qendrore.

Ndërkohë, në vendimin e parë efektiv të këtij lloji, një gjykatë kineze vendosi këtë javë në një rast të shkeljes së të drejtës së autorit nga një shërbim i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, duke ofruar një përgjigje gjyqësore për debatin nëse përmbajtja e krijuar nga ofruesit e shërbimeve të Inteligjencës Artificiale  cenon të drejtën e autorit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA