Vendosni fjalën kyçe....

Padia e PD-së për tatimin e profesioneve të lira, Xhixho: Ligji rëndon mbi bizneset e ndershme dhe shtresën e mesme


Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar firmat e deputetëve opozitarë, që kanë firmosur që Kushtetuesja të shfuqizojë ligjin për tatimin e profesioneve të lira.

Xhixho thekson se ky ligj rëndon mbi bizneset e ndershme dhe mbi shtresën e mesme, ndaj Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë.

Postimi i deputetes Erisa Xhixho:

Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese “Ligji për Profesionistët e lirë”

Prej 1 janarit, qeveria u ka ngarkuar një barrë të re mijëra profesionistëve në të gjithë vendin. Ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.

📌Taksa 23% për profesionistët e lirë është taksë mbi dijen.

📌Ligji i ri do rëndojë biznesin të ndershëm dhe shtresën e mesme.

📌Taksimi me 23% do t’i detyrojë shumë prej tyre të rrisin çmimet e shërbimeve, duke e zhvendosur barrën te konsumatori final, pra qytetari i thjeshtë.

📌Rreth 3 miliardë lekë shtesë synon të arkëtojë qeveria përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.

Ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë çdo tentative për zhvatje që maskohet si ligj.

Ndaj presim që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këtë ligji, duke vënë të parin interesin e qytetarit shqiptar!