Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja me “Fiat” përplas 73-vjeçarin me biçikletë në Fushë-Krujë, ndërron jetë


Një aksident i ka marrë jetën një të moshuari në Fushë-Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur këtë paradite, pak para orës 10:00 ku një grua në timonin e një “Fiati” ka përplasur një 73-vjeçar që po drejtonte biçikletën. Personi i identifikuar si Ndre Ndoi ka mbetur i vdekur në vend.

 

“Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë,  mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen   N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë Krujë, i  cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në  Polici për veprime të mëtejshme.”- shkruan policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *