Vendosni fjalën kyçe....

“S’tërhiqem nga Primaret, janë ekzistenciale për PD-në”- Berisha takohet me aleatet nga partitë jo parlamentare


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sot në një takim në selinë blu aleatët e partive jo parlamentare.

Në takim morën pjesë Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa.

Pas takimit, Berisha tha për mediet se nuk do të heqë dorë nga primaret, pasi ato janë kusht i ekzistencës së PD-së.

“As nuk ka kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë, të propozojë, të debatojë, hapje e plotë dhe totale. Nuk tërhiqem nga Primaret, janë një kusht i ekzistencës së kësaj force. Nuk tërhiqet kush. S’ka kërkuar njeri që të tërhiqet nga Primaret. S’kam dëgjuar asnjeri.”- tha Berisha në një prononcim për mediet.

Ky koment vjen pasi më herët Gazment Bardhi, i mandatuari nga grupi i deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të negociuar me Edi Palokën për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale, tha se në bisedime nuk futen me parakushte.