Vendosni fjalën kyçe....

Grabitje me armë zjarri në një market në Kavajë


 

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Mësohet se një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në market dhe ka marrë një shumë parash.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur punët për identifikimin dhe kapjen e autorit.