Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kinë, 15 viktima e dhjetëra të plagosur


Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës, Nanjing.

Zjarri shpërtheu herët në orët e para të mëngjesit dhe dyshohet se flakët u përhapën nga kati i parë i ndërtesës, ku ishin vendosur biçikletat elektrike.

Ndërtesa ndodhet në rrethin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se 8 milionë banorë, rreth 260 km në veri-perëndim të Shangait.

Personat e plagosur u dërguan në spital për trajtim, thanë autoritetet.

25 makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët, thanë shërbimet e urgjencës.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale shihen flakët dhe tym të zi që dilte nga godina.