Vendosni fjalën kyçe....

10 viktima nga zjarri në pallatin 14-katësh në Valencia


Nga zjarri që përfshiu një pallat 14-katësh në Valencia humbën jetën të paktën dhjetë persona, sipas kryebashkiakut të qytetit spanjoll.

Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit shpëtuan njerëzit nga ballkonet dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur.

Erërat e forta kanë ndezur flakët, por ka edhe dyshime se një veshje e pallatit, tepër e ndezshme ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.