Vendosni fjalën kyçe....

Biden e quajti “bir k**ve”, përgjigjet Putin: Tani edhe më i bindur, do ishte presidenti i duhur për SHBA-në


Vërejtjet fyese të fundit të presidentit amerikan Joe Biden janë provë se do ishte më mirë për Rusinë nëse ai do të qëndronte në detyrë, tha të enjten presidenti rus Putin.

Duke folur në një mbledhje fondesh në Kaliforni të mërkurën, Biden e quajti Putinin një “bir i çmendur k*rve”.

Gazetari rus Pavel Zarubin i kërkoi presidentit rus të komentojë për këtë.

“Kur më pyetët për parapëlqimin tonë për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, unë thashë se do punonim me cilindo, por për ne, për Rusinë, Biden ishte më i mirë”, u përgjigj Putin.

“Duke gjykuar nga ajo që ai tha së fundmi, unë kisha absolutisht të drejtë.”

“Ky është reagimi i duhur ndaj asaj që thashë”, vazhdoi Putin.

Komentet fyese të Biden-it “do të thotë se kisha të drejtë”, tha Putin.

Për sa i përket kë do dëshironte të shihte Moska në Shtëpinë e Bardhë, ai shtoi: “Mund ta them sërish: Biden”.

Në një intervistë me Zarubin javën e kaluar, Putin e përshkroi Bidenin si “një person më me përvojë dhe më të parashikueshëm…një politikan të llojit të vjetër” dhe hodhi poshtë pretendimet për shkarjen e dukshme të shumëpërfolur të presidentit amerikan.