Vendosni fjalën kyçe....

Me sytë e ngulur në telefon pasagjerja s‘e sheh ku shkel, bie mbi shinat e metrosë (Video)


Telefonat e zgjuar dhe tabletët janë pjesë e pandashme e jona çdo ditë. Megjithatë duhet të bëjmë kujdes i përdorim sidomos kur jemi duke kaluar rrugën apo pranë ndonjë stacioni treni a metroje.

Kështu i ka ndodhur një gruaje që teksa po ecte në platformën e një stacioni treni bie mbi shina. Pamjet janë kapur nga kamerat CCTV në stacionin e metrosë ‘Estrecho’ në Madrid, Spanjë.

Me sytë të ngulur në telefonin e saj, ajo nuk arrin të ndalet ndërsa arrin buzë platformës dhe bie direkt në shina.

Pasagjerë të tjerë shpejtojnë ta ndihmojnë gruan ndërsa klipi përfundon. Një zëdhënës i metrosë tha se pasagjerja shpëtoi pa lëndime të rënda ndërsa u bëri thirrje pasagjerëve që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur aksidentet e rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *